
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.
Një automjet është përplasur me trafikndarësen pranë fshatit Bishan.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një fëmijë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



