Me 5 emigrantë në makinë tenton t'i ikë policisë, pranga 44-vjeçarit në Korçë

Me 5 emigrantë në makinë tenton t'i ikë policisë, pranga 44-vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës goditi një rast të transportimit të emigrantëve nga Vendet e Treta duke arrestuar një 44 vjeçar dhe shpallur në kërkim një 26 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight 27".

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Emiljano Peshku, 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen.

Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin Emiljano Peshku, ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy