Aksident te “Brryli”, makina përplas këmbësorin

Aksident te “Brryli”, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Brryli” në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një person rreth 55 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari nuk është identifikuar ende, ndërsa është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy