Një aksident rrugor i ndodhur në mesditë në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj i ri, në zonën e Hanit të Hotit, ku një motorçikletë është përplasur me një furgon.
Nga përplasja e fortë, motori ka përfunduar në furgon, duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryen verifikimet e para.



