U kallëzua penalisht nga tre efektivë, Ndreu: Barkderrë që kalojnë kompetencat

U kallëzua penalisht nga tre efektivë, Ndreu: Barkderrë që kalojnë kompetencat

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me padinë e ngritur në adresë të tij, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë ‘barkderra’, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte por jo veprimet e dhunshme të policisë.

Statusi i plotë:

Kallëzim penal nga policë barkderrë, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin?!

-Që ndërhyjnë në një darkë zyrtare me prezencën e 15 kryetarëve të komunave të Kosovës, me veprime të dhunshme, kur mund të shkruanin gjobën sipas ligjit që është deryra që duhet të bënin në këto raste!

-Më e keqja është se ndërsa kryenin veprime të dhunshme në një darkë zyrtare, shumica e lokaleve të Shëngjinit ishin hapur, apo rrinë hapur çdo natë deri në orën 02, gjë që vërtetohet me hapjen e kamerave lehtësisht.

-Pretendimi që janë fyer është mënyrë për të shmangur tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme në një darkë zyrtare dhe shpërdorimin e detyrës duke mos vepruar në lokalet e tjera që ishin hapur pothuaj të gjitha.

Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme. Zhargoni që vesh media me pretendime policësh me bark të fryrë nga birra, është i tepruar.

Si drejtues i pushtetit vendor e kam për detyrë të mbaj qëndrim kur policia tejkalon masën dhe kryen veprime të dhunshme kur nuk kishte asnjë kontingjent kriminal në atë darkë.

Por pikërisht kjo është problematike, se ndërsa kontigjentët kriminal bëjnë ca të duan dhe si prek njeri, një shkelje që meriton gjobë për këdo, edhe për mua, bëhet gurgule!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy