Elbasan, vritet me armë zjarri një 39-vjeçar

Elbasan, vritet me armë zjarri një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar u vra me armë zjarri në Elbasan pasditen e sotme. Viktima është Emiliano Ramazani.

Autorët e krimit janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Ata i kanë vënë flakën mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policsë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Po ashtu, drejt Elbasanit është nisur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ramazani nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në shkurt të vitit 2017. Në momentin e arrestimit i janë gjetur 10 doza kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy