Gjykata e Korçës ka lënë në qeli 2 shqiptarët Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari të akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Arjan Xhambazit, 18 vite më parë në Athinë.
Ata u ndaluan dy ditë më parë pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta ku mbeti i vrarë Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje.
Atëherë autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.



