
Një person është arrestuar, pasi u kap me armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 6, të qytetit të Korçës.
Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Olsi Eminit, kanë gjetur 1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Emini, 40 vjeç.



