Juristi Romeo Kara thotë se Komisioni i Prokurimit Publik ka humbur besueshmërinë për shkak të vjedhjeve ku është përfshirë.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se anëtarët e KPP duhet të jenë të gjithë të rinj.
Sipas tij, vjedhja në KPP fillon që nga fondi limit e deri te bakshishi.
Një pjesë e madhe e korrupsionit kanalizohet përmes prokurimeve publike, për shpërndarjen e parave dhe investimeve. Ne për disa kohë këto prokurime nuk duhet t’i bënim ose duhet të gjenim një mënyrë tjetër. Që të fondi limit duhet të fillojë ndjekja penale.
Është tejkaluar caku dhe kufiri dhe një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka Agjencia e Prokurimit Publik dhe ky komision. Kemi të bëjmë me një rast flagrant ku një person merret peng dhe në fakt KPP reagon duke zbatuar skenarin e rrëmbyesve të biznesmenit Meçe dhe nuk reagon më pas për ta rivendosur në vend situatën.
Ky komision nuk e bëri anulimin e tërheqjes, aq më tepër që ky komision kishte prova që kishte përfshirjen e Ermal Beqirit. Te ky komision mungon tashmë besueshmëria dhe nuk e dimë në çfarë forme duhet t’i certifikojmë si të besueshëm. Si do certifikohen ata? Aty janë një pjesë e madhe e parave publike janë mbi një miliardë e ca në vit që tenderohen.
Fillon me 10%-30% lirshëm abuziviteti. Unë godas vetë shumën, fondin limit. Këta e vënë fondin limit për shembull nga 100 mijë euro në 1 milionë. Këtu fillon vjedhja, se sa më e i madh fondi limit, aq më e madhe vjedhja dhe bakshishi, këta i kontrollon vetëm grupi i interesit. Me fondet e prokurimit ka shkuar përtej imagjinatës.
Është përtej imagjinatës fondi që është bërë. Duke parë që kanë vepruar kështu kanë gjetur fijet dhe me gangsterët e rrugës, këta kur janë marrë vesh deri këtu, ka humbur besueshmërinë gjithë institucioni. Ishalla nuk fiton asnjë nga këta që kanë qenë deri tani.
Këta janë provuar, se paraja është tundim i madh. Duhet të jenë njerëz që besojnë mbi fuqinë e parasë, që t’i të refuzosh paranë. Është para e madhe. Ka rënë besueshmëria dhe kur nuk ke besueshmëri, del arroganca, mungesa e transparencës. Unë mendoj se duhet të jenë njerëz të rinj.



