Rrezikoi jetën e plazhistëve duke shkelur perimetrin e sigurisë në Spille, gjobë drejtuesit

Rrezikoi jetën e plazhistëve duke shkelur perimetrin e sigurisë në Spille, gjobë drejtuesit

Rrezikoi jetën e plazhistëve duke lundruar me Jet Sky brenda perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare ndëshkon drejtuesin me 2 masa administrative dhe bllokon mjetin lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy