
Dy vajza të mitura në Tiranë, janë përballur me vepra të turpshme të kryera nga një burrë në moshë të thyer.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Dervish Hima”, ku një burrë plak ka përndjekur dhe ka kryer veprime të turpshme me vajzat e mitura.
Policia e Tiranës duke konfirmuar lajmin tha sot se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç.
Ky person akuzohet se ka abuzuar me dy vajzat e mitura të cilat më parë bënë denoncimin për atë që kishte ndodhur pas stadiumit të rindërtuar "Arena Kombëtare".



