Holandë, forcat anti-terror kanë parandaluar një sulm terrorist

Holandë, forcat anti-terror kanë parandaluar një sulm terrorist

Një sulm terroristë është shmangur nga forcat holandeze të anti-terrorit në qytetin e Roterdamit.

Sipas autoriteteve në Holandë, ata arrestuan një person rreth të 30-ve, me kallashnikov i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist, pasi në banesën e tij policia gjeti lëndë eksplozive, materiale propagandistike ekstremiste, si edhe një flamur të Shtetit Islamik.

Autoritet vendase të sigurisë nuk e bëjnë të ditur identitetin dhe kombësin e personit të arrestuar. Holanda ashtu si edhe shumica e vendeve europiane është në nivelin maksimale të alarmit pas disa sinjalizimeve nga shërbimet inteligjente për sulme terroriste nga militantët e ISIS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy