
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është rrëzuar nga një ndërtesë teksa ishte duke punuar. Sipas informacioneve të policisë, i mituri është paraqitur fillimisht në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte pësuar dëmtime të shumta.
Si pasojë e plagëve të rënda, ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, adoleshenti ka qenë duke kryer disa punime hidraulike në një godinë në Ksamil.
“Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil. Shtetasi K. K., do të dergoeht në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.



