Tenderat me uniformat e Policisë së Shtetit, zbardhet dëshmia e Edlira Naqellarit: S’kam bërë asnjë shkelje!

Tenderat me uniformat e Policisë së Shtetit, zbardhet dëshmia e Edlira Naqellarit: S’kam bërë asnjë shkelje!

Ish-drejtoresha e Prokurimeve Publlike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka dëshmuar para Gjykatës për abuzimet me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Në dëshminë e saj, Naqellari thotë se nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa ende nuk është e qartë se cila është shkelja e ligjit që ajo ka bërë. Sipas saj, Policia e Shtetit mbahej prej vitesh me donacione nga shtete të ndryshme dhe për këtë arsye ishte rënë dakord që më në fund efektivët e policisë së shtetit që të visheshin me uniforma dinjitoze.

Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të”, ka thënë Naqellari.

Ndërkohë, Naqellari ka theksuar se nuk ka patur asnjë favorizim nga ana e saj tek kompania fituese, duke shtuar se i është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë operatorëve të interesuar.

Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë”, është shprehur ajo.

Sakaq, pesë të arrestuarit e tjerë, Klevis Hasani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, janëë shprehur se të gjitha procedurat janë bërë sipas rregullave të përcaktuara dhe se nuk ka asnjë shkelje të ligjit me prokurimin publik. Si Naqellari, edhe ata theksojnë se nuk e kanë të qartë ligjin që kanë shkelur dhe se nuk ka asnjë dëm ekonomik nga tenderi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy