Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në prangat e policisë kanë rënë K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.B.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Punisher”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Punisher”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy