Zbardhet vrasja e ndodhur 23 vite më parë në Vlorë, autori shpallet në kërkim

Zbardhet vrasja e ndodhur 23 vite më parë në Vlorë, autori shpallet në kërkim

Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho. Në kërkim është shpallur shtetasi Gerti Selimaj, 47 vjeç, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes tashmë i shpallur në kërkim. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Autori i krimit të dyfishtë është shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen Pavarësia, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H. Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja në Vlorë

Ngjarja e rëndë, sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”. Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho e dërguan në spital të plagosurin, por ende nuk dihet se si e ka zanafillën ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. Pas 23 vitesh, Selimaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja në Itali

Sakaq, burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se Selimaj nuk është autor i vetëm të këtyre dy vrasjeve. Ai rezulton se është dënuar në Itali së bashku me vëllanë e tij, Altin Selimaj pasi kanë therur me thikë një shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015. Dy vëllezërit Selimaj u identifikuan falë filmimeve të telekamerave në vendin, ku ndodhi plagosja. Pas arrestimit dy vëllezërit Selimaj u dërguan në Burgun e Tarantos në pritje të gjyqit. Gerti Selimaj 47 vjeç është autori i ngjarjes tashmë i shpallur në kërkim për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit me burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy