KLP zgjat afatet e emërimeve për disa prokurorë

KLP zgjat afatet e emërimeve për disa prokurorë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme për të marrë disa vendime në lidhje me krerët e prokurorive në rrethe. Gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar me 10 vota pro projekt-vendimi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Edmond Karriqi, i cili mban pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës.

Po ashtu, KLP ka miratuar zgjatjen e afatit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Ndërsa, me 10 vota pro është miratuar vendimi për zgjatjen e afatit për prokurorin Arben Dyla, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Violeta Shkurta është një tjetër prokurore që, KLP ka vendosur zgjatjen e afatit të caktimit si prokurore, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Më tej, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar vendimin për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo, në pozicionin Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë të njëjtat vendime për shtyrje të afatit të caktimit në prokurori edhe për prokurorë të tjerë. Ndërsa me 9 vota pro dhe 1 kundër është miratuar vendimi për ndёrprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm.

Disa nga këta prokurorë janë: Arben Allajbeu, prokuror, i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë, Durrës. Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kruje

Agim Dalipaj prokuror, i caktuar, përkohësisht ne Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Lezhe

Ajola Prençi (Ymeri), prokurore, e caktuar përkohësisht ne Prokurorinë pranë Shkallës se Parë Shkoder 

Edina Kurti, prokurore, e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durres 

Elidon Hysenaj, prokuror, i caktuar përkohësisht ne Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë 

Erjon Shqarri, prokuror, i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë

Esmeralda Ndoçi, prokurore, e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan 

Gentian Habazaj, prokuror, i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tirane 

Kreshnik Ajazi, prokuror, i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tirane

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy