Vrasja në Peqin/ Kushëriri i viktimës dhe fqinji tentuan të fshehin ngjarjen

Vrasja në Peqin/ Kushëriri i viktimës dhe fqinji tentuan të fshehin ngjarjen

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Albi Bashaliut disa ditë më parë. Korrespondenti i MCN TV Enes Molla ka deklaruar se të qenit një gjak nuk e ka ndaluar djalin e xhaxhait të Albi Bashaliut që të ndihmonte në ekzekutimin e tij.

Veiz Bashaliu, 41 vjeç u arrestua sot bashkë me fqinjin e tij, Mikel Xhaja 30 vjeç, të cilët akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e 32-vjeçarit Bashaliu.

Bashaliu dhe Xhaja kanë tentuar të fshehin rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar policinë për t’u informuar për krimin, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Strukturat hetimore në Elbasan sëbashku me atë të Peqinit arrestuan Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja, pasi këta shtetas kanë kryer veprimet për fshehje të krimit. Veiz Bashaliu është djali i xhaxhait të viktimës, dy të arrestuarit nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, por nuk kanë treguar asnjë detaj mbi të duke qenë se kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Kur është pyetur nga policia Veiz Bashali, djali i xhaxhait të viktimës, ka thënë se "unë nuk kam pare gjë se jam shtrirë". Ndërkohë Mikel Xhaja në përgjim ambiental ka folur duke theksuar "çfarë na duhet ne më mirë themi s'kemi parë e as kemi dëgjuar gjë".

Nga ana e saj prokuroria thekson se arrestimi i tyre është i nxituar dhe i padrejtë. Situata në fshatin Gjocaj është pak e vështirë pasi si fshat i vogël ata njihet me njeri tjetrit. Pista kryesore mendohet të jetë hakmarrja pasi para 6 muajsh vëllai i viktimës ka ekzekutuar një pronar kabllori.

Albi Bashaliu u ekzekutua mëngjesin e të hënës nga dy persona të cilët e qëlluan atë sapo doli nga automjeti. Pasi e qëlluan disa herë dhe u siguruan mirë që kishte vdekur, autorët i vunë flakën automjetit të tyre pasi nuk u ndez për t'i larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arratisën me makinën e viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy