Rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë në Indi/ Begaj i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave

Rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë në Indi/ Begaj i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar këtë të enjte, ku një avion me 242 pasagjerë në bord, që udhëtonte me Air India, u rrëzua në qytetin e Ahmedabadit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe për popullin e Indisë, duke i përcjellë solidaritetin e tij për këtë ngjarje që ka trishtuar të gjithë.

Thellësisht i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad.

 Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. 

Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit. 

Avioni, një Boeing 787-8 Dreamliner i prodhuar në SHBA, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit dhe ra në një konvikt mjekësor pranë perimetrit të aeroportit. 

Air India njoftoi se ndër 230 pasagjerët në bord, 169 ishin indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një shtetas kanadez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy