Moti i keq/ DPD në gatishmëri për monitorimin e situatës detare

Moti i keq/ DPD në gatishmëri për monitorimin e situatës detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare (DPD), ka njoftuar se po ndjek dhe monitoron çdo moment situatën detare në portet dhe ujërat tona e cila karakterizohet me erëra të forta dhe dallgë të fuqishme.

Sipas DPD-së, në portin e Durrësit tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës kanë mbërritur në destinacione me vonesa të vogla dhe pa probleme në ankorim.

Trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur me pak vonesë. Kapiteneria e Portit Durrës, Shërbimi i Rimorkimit, Shërbimi i Pilotimit janë në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-daljeve të anijeve dhe trageteve në kohë të keqe, 24/24 orë porti i hapur.

Gjithashtu në portin e Vlorës era është shumë e fortë edhe brenda gjirit të Vlorës dhe trageti Princ është nisur nga Vlora për në Brindisi në orën 15:00 ndërsa trageti tjetër ST Damian që vjen nga Brindisi për në Vlorë ka mbërritur me shumë vonesë dhe nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës për shkak të erës së fortë dhe po qëndron në radën e portit në pritje për të hyrë në port pasi të bier era dhe dallgëzimi fortë.

Në Portin e Sarandës moti paraqitet për momentin i qetë valëzimi 2 – 3 ballë era me shpejtësi 24 km/h. Linja Sarandë-Korfuz ka funksionuar normalisht. Anijet në kalatë qëndrojnë pa probleme. Po ashtu dhe një anije tanker bosh qëndron në spirancë pa probleme. Anijet e peshkimit nuk kane dalë në det.

Në Portin e Shëngjinit nuk ka pas problematikë, janë ndaluar të gjitha mjetet e peshkimit dhe mjetet e tjera të dalin në det, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy