Pranga shqiptarit me 15 emra, sulmoi me acid avokatin grek në 2007

Pranga shqiptarit me 15 emra, sulmoi me acid avokatin grek në 2007

Policia greke ka arritur të arrestoj një shumëkërkuar shqiptar, 9 vite pas sulmit me acid në fytyrë ndaj një avokati në Athinë. Ai është Demir Papa dhe akuzohet se ka tentuar të vrasë avokatin Paulos Sarakis në dhjetor të vitit 2007, kur e sulmoi atë me acid.

Por Papa ka mundur t’i shpëtojë prangave, pasi sipas mediave greke ai përdorte 15 emra. Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario, janë emrat që ka ndryshuar disa herë për t’i shpëtuar arrestimit.

Ai ishte kthyher kohët e fundit në shtetin helen, pasi gjatë kohës që ndodhej në arrati kishte jetuar në Shqipëri. Pas arrestimit të shqiptarit, avokati grek është shprehur se është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje.

Avokati Paulos Sarakis pësoi dëmtime të rënda në fytyrë dhe iu nënshtrua një sërë operacioneve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy