Pesë persona mbeten të plagosur mes të cilëve dhe dy fëmije, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një fuoristradë tip Benz.
Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.
Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të abrdha, ndërsa drejtuesi i fuoristrades i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.
Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit.



