Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit një 62-vjeçare nga Kruja ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga COVID.
Në 24 orët e fundit nga 341 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 17 qytetarë, 8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.
Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.



