Goditen 51 raste të krimeve mjedisore nga Policia e Shtetit

Goditen 51 raste të krimeve mjedisore nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit, ka njoftuar se përgjatë dy javëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë vendin, ka evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore.

 Në pranga kanë përfunduar 22 persona, ndërsa janë proceduar 32 të tjerë.

 Në njoftim bëhet me dije se personat e arrestuar dhe ata të proceduar akuzohen për ndërtime pa leje, prerje pyjesh të paligjshme, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar.

 “Për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë angazhuar 1024 forca policore. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore, konkretisht raste të ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyjeve, pushtimit dhe shpërdorimit të tokës, shkatërrimit të ujësjellësve, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar. Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale, nga të cilët 22 janë arrestuar në flagrancë, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy