Ndalimi i Imran Hosein/ Jazexhi: Policia të tregojë bazën ligjore se si një vend i huaj ndërhyn në shtetin shqiptar (VIDEO)

Ndalimi i Imran Hosein/ Jazexhi: Policia të tregojë bazën ligjore se si një vend i huaj ndërhyn në shtetin shqiptar (VIDEO)

Historiani Olsi Jazexhi ndalimin e hyrjes në Shqipëri të imamit Imran Hosein, e sheh si të padrejtë duke thënë se ende nuk ka një informacion konkret për ndalimin e tij, pasi deklaratat e policisë janë kontradiktore.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se policia duhet të tregojë bazën ligjore se si një shtet i huaj ndërhyn në shtetin shqiptar dhe ai ndalohet pa pasur një vendim gjykate dhe se nëse do ishte i dyshuar për terrorizëm, autoritetet tona ta arrestonin dhe nxirrnin para gjykatës. 

Sipas tij, arsyeja e ndalimit nuk ka të bëjë me diplomatët izraelit, por burimet zyrtare konfirmojnë se kërkesa ka ardhur nga SHBA, e cila e konsideron si një nga figurat që nxisin ekstremizëm. 

Jazexhi shtoi se fjalë kemi të bëjmë me një Donald Trumpizëm, që në mënyrë ilegale importohet në shtetin shqiptar.

Një herë pretendohej se hoxha ishte kërcënim për sigurinë kombëtare, më pas në një portal, që me sa duket është bërë me informacione nga njësia e antiterrorist, thuhet se ndalimi i tij bëhet se ai denoncon gjenocidin në Gaza dhe Izrael. 

Nuk dihet arsyeja pse një burrë 85-vjeçar, trajtohet si terrorist. Ai është ftuar të vinte dje në Shqipëri nga një grup shqiptarësh të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo do ishte hera e tretë që vjen në Shqipëri ku predikon. Pasi pati një numër leksionesh në Rumani, Bosnje dhe Serbi, pas ardhjes me linjën “Air Serbia” nga Beogradi, i është ndaluar qëndrimi në Shqipëri. 

Personat që e prisnin janë habitur dhe më kontaktuan mua. Shehu nuk flet shqip dhe nga komunikimi me efektivët e Rinasit, thanë se më vjen keq por Shehut i ndalohet hyrja në Shqipëri. Shehu vuan nga probleme me zemrën, ecën me paterica, një burrë plak 85-vjeçar, policia e antiterrorist pa një vendim gjykate, vendosi që mos ta lejonte të hynte në Shqipëri. 

Shehu para dy javësh ka qenë në Britaninë e Madhe ku ka mbajtur një sërë leksionesh në xhami, mes tyre edhe me rabinët çifutë, me të cilët kanë denoncuar gjenocidin në Gaza. Në shkrim thuhet se në ligjëratat e fundit Hoseini ka kundërshtuar marrëveshjen e Presidentit Trump. 

Në shkrim thuhet se arsyeja e ndalimit nuk ka të bëjë me diplomatët izraelit, por burimet zyrtare konfirmojnë se kërkesa ka ardhur nga SHBA, e cila e konsideron si një nga figurat që nxisin ekstremizëm. 

Me pak fjalë kemi të bëjmë me një Donald Trumpizëm, që në mënyrë ilegale importohet në shtetin shqiptar. Hoxha që e ka ftuar, është duke i kërkuar antiterrorit një shpjegim pse u ndalua ky person, se nëse ky person do ishte terrorist. 

Në reagimin e policisë thuhet se ky është i dyshuar për terrorizëm. Nëse do ishte i dyshuar për terrorizëm, autoritetet tona ta arrestonin dhe nxirrnin para gjykatës. Ky person i cili deri para dy javësh po jepte leksione në Londër, filozof i përmasave ndërkombëtare, mënyra si policia e antiterrorist është sjellë me të i ngjan fashizmit të antiterrorist të Donald Trump. 

Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend xhungël, pse nuk i pëlqen drejtorit të antiterrorist fjalimet e Imran Hosein dhe pse nuk i pëlqen disa diplomatëve izraelitë. Nëse do hapeshin hetimet dhe do gjendej fajtor, ne do ishim dakord të mos hynte në Shqipëri. Policia duhet të tregojë bazën ligjore se si një shtet i huaj ndërhyn në shtetin shqiptar dhe ai ndalohet pa pasur një vendim gjykate. 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk reagon dot pasi për persona që njohin meselenë e islamit, ata e dinë që në Shqipëri nuk ka islam të lirë. Në këto momente KMSH drejtohet nga një organizatë gylenistësh të cilët janë agjentë amerikanë, që luftohen nga Turqia dhe nuk do bënin asgjë që të mërzisnin padronët. 

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve është kthyer në paçavure të Edi Ramës, që kur ai thotë se do bëjmë shtet bektashian dhe ata bëjnë amin. Për fatkeqësinë e myslimanëve në Shqipëri nuk ka një organizatë myslimane që të përfaqësojë islamin dhe të kishte guximin të bënte një reagim të tillë. 

Imam Ervisi nga Durrësi i cili ka ftuar hoxhë Imranin, përpara dy ditësh është vizituar nga policia e antiterrorit, të cilët i kërkonin informacione lidhur me aktivitetin e hoxhës. Madje policia e antiterrorist ka shkuar dhe në hotelin që do priste hoxhën në Durrës, duke trembur pronarët. 

Është bërë një fushatë terrorizmi dhe kërcënimi, a thua se personi që do vinte ishte Bin Ladeni dhe jo Hoxhë Imran Hosein, i cili para katër muajsh ishte në Rusi ku prezantonte filozofinë e Islamit përpara ministrit të Jashtëm rus dhe takohej me dhjetëra kryeministra nga e gjithë bota. Apo një person që para 11 shtatorit ka shërbyer si Imam në selinë e OKB në New York.

Hoxhë Imran Hoseinit i ndalohet hyrja në botën arabe, por jo në një vend që pretendohet të ketë vlera demokrate. Ai do të udhëtojë në Spanjë dhe Portugali dhe asnjë shtet europian nuk e ka ndaluar. Ndalimi i tij është një lajm i keq për Shqipërinë, duke treguar se sillet si një diktaturë. Ai është kritik ndaj diktaturave arabe dhe i akuzon për shitje të të drejtave të Palestinës. Ai u bë i njohur gjatë të ashtuquajturës Pranverë Arabe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy