
Policia dhe forcat speciale kanë zhvilluar në orët e pasditës një aksion blic në qytetin e Krujës në lidhje me grabitjen e Rinasit. Policia ka ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasi Elton Pikli si dhe në atë të Oltion Veselit, të dy të dyshuar si të përfshirë drejtpëdrejt në grabitjen e rreth 6 milionë eurove më 9 prill. Kontrolle janë bërë po ashtu dhe në fshatin Nikël të Fushë- Krujës. Mësohet se policia ka bastisur banesat e Piklit e Veselit, por edhe dyqanin e Elton Piklit, ku ky i fundit punonte si kasap.
Forcat Speciale kanë bërë kontrolle të imtësishme të ndihmuar nga qentë nuhatës në banesat e dy prej të arrestuarëve që dyshohet se kanë lidhje direkte me gabitjen e Rinasit ku u vodhën miliona euro.
Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic dhe të imtësishëm.



