Zbulohet në Fier një kopsht privat pa licencë, procedohet pronarja

Zbulohet në Fier një kopsht privat pa licencë, procedohet pronarja

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Informaliteti 3”, ka goditur një rast të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme brenda javësh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier.

Procedimi ndaj saj nisi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj, kopsht privat, u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy