Fredi Beleri sërish në gjykatë, kërkon lirimin me kusht

Fredi Beleri sërish në gjykatë, kërkon lirimin me kusht

Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari.

Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën dhe do të paraqesë argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit.

Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes dhe vëmendjen e madhe publike që ajo ka tërhequr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy