Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagoset aktori i njohur

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagoset aktori i njohur

Aksident tjetër me pasojë një person të plagosur ështe regjistruar paraditen e kësaj të enjte në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:08, në “Rrugën e Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Gazmend Paja.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, aktori i njohur i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy