
Një 31-vjeçar shqiptar është aksidentuar në Itali, teksa shkonte në punë. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa shqiptari i identifikuar me inicialet S. B., po udhëtonte me motor kur u përplas me një makinë. Shkak i përplasjes së shqiptarit u bë një aksident i dy makinave të tjera.
Sipas mediave italiane, një 26-vjeçare italiane ka ecur me mjetin tip “Alfa Romeo Mito”, në korsinë e kundërt. Për pasojë është përplasur fillimisht me një makinë tjetër tip “Fiat Qubo”.
Shqiptari, i cili po udhëtonte me një “Kaëasaki 900” u përplas me pjesën e prapme të Alfa Romeos. Kjo goditje ishte e fortë. Për pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda, ndërsa menjëherë u dërgua në spitalin e Ankonas.
Gjendja e tij është e rëndë. Mësohet se shqiptari punonte si kamionist. Në momentin e ngjarjes ai po shkonte në vendin e punës. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi të martën mbrëma.



