Vodhi 11 monopatina në tre muaj/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Vodhi 11 monopatina në tre muaj/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, dokumentoi me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës.

Kësisoj gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi", dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy