Policia e Sarandës ka nisur hetimet ndaj përgjegjëses së një banke të nivelit të dytë në Sarandë, pasi është kallëzuar nga një kliente se i ka marrë shumën e parave që kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasen T. A., me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë, pasi është kallëzuar penalisht nga shtetasja S. K., për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012”, njoftoi policia.
Më tej, në komunikatën ditore policia e qarkut Vlorë ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy personave për vepra të ndryshme penale dhe vënien nën hetim të dy të tjerëve. Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për O. K., dhe S. Sh., banues në Ksamil, pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



