Tensione në kantierin e Aeroportit të Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë në projekt (VIDEO)

Tensione në kantierin e Aeroportit të Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë në projekt (VIDEO)

Përplasje dhe tensione janë regjistruar këtë të hënë në kantierin e punimeve të Aeroportit të Vlorës, mes dy firmave që operojnë në projekt. 

 

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes firmës së Valon Ademit dhe asaj të biznesmenit Behgjet Pacolli.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëra palë nuk ka lejuar hyrjen e punëtorëve në ambientet e kantierit, ndërsa pala tjetër ka kundërshtuar daljen e punëtorëve që ndodheshin brenda. 

 

Situata ka sjellë tensione dhe debate mes përfaqësuesve të firmave dhe punonjësve.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të Policisë së Shtetit dhe efektivë të Policisë së Vlorës, me qëllim qetësimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

 

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me shkaqet e përplasjes dhe rrethanat që çuan në tensionet mes palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy