I vodhën varësen e floririt dhe celularin shtetasit, si dhe i hoqën lirinë/ Në pranga dy persona, në kërkim një i tretë

I vodhën varësen e floririt dhe celularin shtetasit, si dhe i hoqën lirinë/ Në pranga dy persona, në kërkim një i tretë

Dy persona janë arrestuar dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, pasi ata dyshohet se i vodhën varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet për disa orë.

 

NJOFTIMI 

I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar. 

2 prej tyre u kapën dhe u vunë në pranga, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën "Loni Ligori", në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy