Mbyllja e institucioneve paralele/ Serbët e Mitrovicës edhe sot në protestë

Mbyllja e institucioneve paralele/ Serbët e Mitrovicës edhe sot në protestë

Qindra qytetarë serbë protestuan të hënën para ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, të cilat u mbyllën javën e kaluar nga autoritetet e Kosovës.

Ata kërkuan lirimin e objekteve të mbyllura dhe kthimin në punë.

Ndërkohë edhe sot, qytetarë serbë janë tubuar para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Personat që protestuan edhe të hënën ishin punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë.

Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy