
Një 10-vjeçare në Farkë është pickuar nga gjarpri në ambientet e pasme të një shkolle, dhe është transportuar në spital.
Po ashtu një i mitur ka përfunduar në spital pas një konflikti me një bashkëmoshatar në shkollën “Dalip Topi.
"Rreth orës 11:30, në rrugën "Dalip Topi", në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.



