Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pranë fshatit Bulgarec, ku shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat", dyshohet se ka aksidentuar shtetasin G. H., rreth 58 vjeç, këmbësor në rrugë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin J. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy