
Një i ri është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për dhunë ndaj së dashurës dhe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.



