Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:36, në aksin e Lungomares, ku një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç.
Pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



