“Bashkëpunimi” u kodua një operacion i policisë së Beratit gjatë të cilit u arrestuan pesë persona, pjesë e një grupi që shisnin lëndë narkotike dhe kultivonin bimë narkotike.
Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, Skrapar, u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike kanabis sativa.
Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
-M. Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q)., 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;
-A. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;
-E. K., 33 vjeç, banues në Poliçan;
-S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç, vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan tre krehra arme zjarri automatike, tre koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.
Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total një armë gjahu çifte, lëndë narkotike kanabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.



