Avokati Edmond Petraj, rëndimin e pozitës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ku është marrë i pandehur për privatizimin e ndërmarrjes “Buka Sh.a” për një dëm të shkaktuar në vlerën 7 miliardë lekësh të vjetra, thotë se duhet parë pjesa e zinxhirit.
Petraj deklaroi nga studio e MCN Live se në raste të tilla duhet të merret me pjesën e zinxhirit se si ka funksionuar privatizimit.
Ata e ngrënë akuzën që është vetëm fillimi në kuadër të shpërdorimit të detyrës, të gjitha privatizimet në Shqipëri kanë shumë dyshime.
Janë privatizuar nga miku i një pushtetari. Problemi është që këta persona që e kanë privatizuar, me çfarë qëllimi e kanë privatizuar.
Nuk mund ta marrësh një godinë dhe ta mbash si të duash, deri sa ti rritet vlera.
Ndërsa për inceneratorët tha se ka një problematikë ku filloi pjesa e inceneratorit, cila ishte shkau dhe pikënisja, pse nuk u hetua pikënisja.
Kemi Këshillin Bashkiak i cili e trajton që në fillim që nga propozimi i projektit, është Këshilli Bashkiak që ka vendosur mbi truallin apo problematikën dhe si kemi ardhur deri këtu.
Këto dosje janë të paplota, të pa hetuara, lista mund të ishte akoma më e gjatë dhe përgjegjësia më e madhe.
Për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, Petraj tha se ka një tërësi problematikash që nga forma se si u fillua dhe mbarua deri sa jemi në pjesën e shqyrtimit në gjykatë.
Çështja në themel do të ketë akoma thirrje dëshmitarësh, ai është ende në kushtet e një hetimi paraprak.
Te çështja Beleri kemi një gabim të KQZ me nenin 45 të Kushtetutës, i cili në pikën 3 e ka të qartë. Edhe kur ke një vendim të formës së prerë dhe jo përfundimtar.
Betimin nuk e bën dot se nuk del dot. Saktësimi i dy institucioni i Këshillit Bashkiak dhe betimit Beleri ka përfunduar.
Çështja Beleri është e zgjidhur dhe i takon drejtësisë se çfarë mund të shprehë drejtësia. Beleri nuk është aq i zgjuar sa të shkruajë ato padi, por ai përdoret si një lloj mashe.
Të çosh një kryetar bashkie në SPAK sot, është gjëja më e thjeshtë. Mund ta kapësh me 1001 shkelje me aludime, pjesa është te prova.
Për çështjen e pronave të ushtrisë tha se në momentin që je aleat i NATO-s të gjitha asetet i kalojnë.
Një dosje kur e merr do e shqyrtosh në themel. Media është pjesë e ndihmës së zbardhjes së të vërtetës.
Por këtu ngeli Kastrati, Elda, njëpjesë oligarkësh që kanë privatizuar këtë vend.
Ne mund të shohim një grup oligarkësh që i kanë marrë gjithë asetet Shqipërisë. Oligarkët po marrin çdo gjë në këtë vend.



