Arrestohet 64-vjeçari në Kurbin, ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe dhunë ndaj bashkëshortes

Arrestohet 64-vjeçari në Kurbin, ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kurbin ka arrestuar një 64-vjeçar, të cilin e kishte shpallur në kërkim 2 ditë më parë pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, 64-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje. Njoftimi: Kurbin/Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasi, 64-vjeçar, banues në Kurbin. Ky shtetas u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy