Neutralizohet zjarri në zonën e Kaninës, situata stabilizohet në Borsh dhe Lukovë

Neutralizohet zjarri në zonën e Kaninës, situata stabilizohet në Borsh dhe Lukovë

Zjarri në zonën e Kaninës është neutralizuar plotësisht, ndërsa situata në Borsh dhe Lukovë paraqitet e stabilizuar. 

Forcat operacionale dhe ato të Armatosura vijojnë të jenë në terren, duke monitoruar me vëmendje çdo zhvillim dhe duke mbajtur gatishmërinë maksimale për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës.

Operacioni ajror për shuarjen e flakëve ka rinisur sot me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët janë angazhuar për të neutralizuar zjarret që rrezikonin banesat dhe bizneset e zonës.

 Era e fortë gjatë orëve të para të mëngjesit ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë ndërhyrjen ajrore të domosdoshme.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën me kujdes, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e territorit. 

Aksionet do të vazhdojnë derisa të eliminohen tërësisht rreziqet nga zjarret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy