Sekuestrohen 30 mijë paundë në Rinas, arrestohet edhe 27-vjeçarja me pasaportë të falsifikuar

Sekuestrohen 30 mijë paundë në Rinas, arrestohet edhe 27-vjeçarja me pasaportë të falsifikuar

Është arrestuar në Rinas një 39-vjeçar i cili nuk deklaroi plot 30 mijë paund, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 27-vjeçare e cila qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.

Porcedohet penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30000 paund.

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i dokumentave", shtetasen iraniane T. N.,  27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy