
Një i ri i dyshuar për shpërndarje droge në doza, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, efektivët e policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Holder”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë Ermando Lekaj, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 32-vjeçarit për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



