Policia e Vlorës sekuestruar një mjet lundrues në Himarë. Mjeti është një gomone me gjatësi 3 m dhe gjerësi 1.5 m, me motor tip ''Suzuki'' rreth 9.9 KF dhe rezultonte pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.
Pas bllokimit të gomones, ndaj pronarit të saj N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, ka nisur procedimi penal. Policia ka referuar në Prokurori dosjen ndaj tij për shkelje të ligjit ''Për regjiistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT'', ''Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit'' (neni 24) dhe ''Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim'' (neni 29 pika 1).



