Alarmi për bombë/ Rusta: Ka përfshirë mbi 100 institucione, u dërgua nga Arabia Saudite

Alarmi për bombë/ Rusta: Ka përfshirë mbi 100 institucione, u dërgua nga Arabia Saudite

Një alarm për bombë është dërguar përmes e-mailit në disa prej institucioneve kryesore të drejtësisë dhe administratës shtetërore në Shqipëri këtë të hënë. 

 

Në një lidhje direkte nga terreni për MCN Live, gazetari i kronikës Arsen Rusta ka zbardhur detajet në lidhje me këtë e-mail, duke zbuluar edhe origjinën nga ku është nisur mesazhi elektronik.

Ai tha se, rezulton qe mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

 

"Një email ka alarmuar institucionet e drejtësisë. Është pezulluar çdo proces pune dhe është bërë evakuimi i personelit. Ky alarm ka përfshirë mbi 100 institucione me një përmbajtje që është shkruar në shqip.

 

Është e disa herë që ka ndodhur kjo, kujtojmë këtu edhe rastin në nisje të sezonit të ri të shkollës. Të gjitha institucionet kanë marrë të njëjtin njoftim. Nga verifikimet e para rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy