Ndezi zjarr në tokën e tij, dogji një sipërfaqe të madhe toke/ Arrestohet 68-vjeçari në Dibër

Ndezi zjarr në tokën e tij, dogji një sipërfaqe të madhe toke/ Arrestohet 68-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka njoftuar arrestimin e 68-vjeçari pasi ai kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh.

Njoftimi i Policisë

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke, reagimi i menjëhershëm i Policisë , çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies.

Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës. Shërbimet e Policisë sëbashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy