Shfaqet në video duke tentuar të godasë një person, pezullohet nga detyra efektivi në Vlorë

Shfaqet në video duke tentuar të godasë një person, pezullohet nga detyra efektivi në Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjës policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas.

Policia në njoftimin e saj sqaron se polici është pezulluar nga detyra dhe se ka nisur hetimi disiplinor për të.

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimin e plotë të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy