Djegia e mjeteve të Deizi Arapit dhe Marsel Buçit, pezullohet për tri ditë shefi i Krimeve në Devoll

Djegia e mjeteve të Deizi Arapit dhe Marsel Buçit, pezullohet për tri ditë shefi i Krimeve në Devoll

Është pezulluar shefi i krimeve në komisariatin e Devollit, ndërkohë që nisin hetimet për veprën kryerja e veprimeve arbitrare.

Sipas informacioneve, mësohet se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Mësohet se shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Kujtojmë se djegia e mjetit Volsvagen në pronësi të 34-vjeçarit nga Bilishti, lidhet me ngjarjen e ndodhur dy javë më parë po në të njëjtën lagje ku u dogj mjeti në pronësi të Deizi Arapit.

E reja akuzoi në një dalje për mediat Marsel Buçin për ngjarjen duke e etiketuar si “punonjësi i karburantit të Nallbatit (deputetit të PD, Bledion Nallbati)”, por pa përmendur emrin e tij, gjë që e kishte dhënë gjatë deklaratës së saj në komisariat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy